Brenda shtëpisë së re të Afërdita Dreshajt, elegante dhe minimale (FOTO)

By

Kohë më parë, këngëtarja e modelja shqiptare Afërdita Dreshaj bleu shtëpi të re.

Modelja e cila u martua vitin e kaluar me të dashurin e saj çek, ka njoftuar përmes Instagramit se është bërë me shtëpi me bashkëshortin e saj.

E përderisa ata kishin prezantuar vetëm çelësat e shtëpisë, tani këngëtarja ka dhënë ca grimca imazhesh se si duket vila e saj përbrenda.

Dhoma e ndejës është tejet komode dhe minimaliste, me vetëm një ekran LCD në mes dhe disa karrige elegante ndërsa ngjyrat janë pastel të kombinuara me të kaftë, ndërsa në mes të dhomës qëndron kamini i zjarrit. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm