Brenda shtëpisë, Donaldi i bën dhuratë Borës për datën e veçantë

By

Në shtëpinë e famshme të Big Brother, erdhi në vëmendje sërish lidhja e Donaldit me Bora Zemanin.

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi tregoi se ishte data e përvjetorit të lidhjes se tij me moderatoren.

Ai vendosi që ta uronte në një mënyrë speciale, duke i bërë asaj edhe një dhuratë. Donaldi mori një kuti me biskota, hoqi varësen e tij dhe i vendosi në pako. Më pas i hodhi nga muri i shtëpisë me qëllim që t’i marrë Bora. Donaldi është shprehur se më datë 5 nëntor, 3 vite më parë, ata janë lidhur.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, ka thënë Donaldi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm