Ylli i Hollivudit Brad Pitt ka njoftuar për një çrregullim të rrallë, nga i cili ka vuajtur prej vitesh.
Aktori ka prosopagnosi, një gjendje e pazakontë që shkakton verbërinë e fytyrës. Brad ka thënë se ai nuk është në gjendje të njohë njerëzit në hapësira publike.
Ai tha se kjo e bën atë të duket “i largët, i paarritshëm dhe i zhytur në vetvete”.
“Askush nuk më beson! Unë dua të takoj njerëzit. Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk i respektoj ata”, tha aktori Pitt në një intervistë.
“Njerëzit më thonë: ‘Ti po tregohesh egoist. Po tregohesh mendjemadh’, por është një mister për mua. Unë nuk mund ta dalloj një fytyrë”.
Brad Pitt është i njohur për rolet e tij në filmat si ‘Fight Club’ dhe ‘Once Upon A Time in Hollywood’.