Bora Zemani flet pas infektimit me COVID-19

By

Prezantuesja e njohur e programit “Për’puthen”, ka njoftuar dje se është infektuar me koronavirus.

Ajo tha se këtë program të dashurisë do ta prezantojnë secila nga vajzat deri në rikthimin e moderatores.

Zemani bëri një postim mbrëmë vonë duke treguar se si është gjendja e saj shëndetësore. Ajo tha se është nën kujdesin e duhur dhe se ka nisur mjekimin.

” Faleminderit per gjithe urimet tuaja!
Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot.
Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt.
Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj!
Shendeti mbi te gjitha!

Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment 😅. Po ua kursej kete!”, ka shkruar Bora në Instagram./Prive.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Artikuj të ngjashëm