Blunt dhe Real paralajmërojnë turneun më të madh në shqiptari

By

Pas shumë ofendimeve drejt reperit Gjiko, Blunt dhe Real, shfrytëzuan Instagramin për të dhënë një lajm të madh për të gjithë fansat e tyre.

Dyshja paralajmëruan turneun më të madh në shqiptari i cili do të nisë gjatë verës. Përveç kësaj, Blunt dhe Real përmes videove thanë që nuk do të merren më me Gjikon.

Ndër të tjerash, artistët zbuluan edhe se klipi i tyre i ri do të publikohet brenda 10 ditësh.

Ua kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Blunt, Real dhe Gjiko u kapën përmes rrjeteve sociale duke e ofenduar njëri-tjetrin me fjalë e fotografi qesharake./Prive.al

Artikuj të ngjashëm