Tashmë është bërë trend jo vetëm nga njerëzit e famshëm por nga të gjithë që personat e zemrës t’i urojmë përmes rrjeteve sociale.
Dhe nga rregulli nuk bën përjashtim as këngëtari Blerim Muharremi, i cili gjithmonë tregohet shumë romantik me dedikimet publike që i bën të fejuarës së tij Afronës.
Ka mbetur edhe një muaj derisa dyshja të ngjiten në altar, ndërsa këngëtari e ka uruar të dashurën e tij me një dedikim të veçantë në Instagram.
“Shpirti im binjak, gruaja ime dhe gjithçka e imja. Urime ditëlindjen për personin më të mrekullueshëm që njoh dhe me zemrën më të bukur/ Jam njeriu më me fat në botë që do ta kaloj jetën pranë teje. Dëshira ime e vetme është që më të mos i kalojmë ditëlindjet të ndarë”, ka shkruar Blero në urimin e tij.
Derisa Afrona i është përgjigjur, se po i mungon shumë Blero meqë dyshja kanë kohë që mbajnë një lidhje në distancë. /Prive.al