Bleona Qereti: Në Shqipëri vuaja nga injoranca (VIDEO)

By

Këngëtarja Bleona Qereti, në vitet e 90-ta në Shqipëri pretendon t’i ketë thyer të gjitha tabutë me paraqitjet e saja skenike.

Në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar prapa skenës sa ishte e re dhe po kryente veprimtaritë e saja artistike në Shqipëri.

Qereti madje thekson se ajo ka vuajtur nga injoranca e shqiptarëve ngase ata e paragjykonin edhepse doli me pantallona të shkurtra në skenë.

“Unë isha e para që theva gjithë tabutë. Njerëzit u morën me mëkatin tim të pantallonave të shkurtra dhe unë atëherë isha fëmijë dhe s’mund ta kuptoja pse. Por ato gjëra kanë lënë gjurmë në jetën time. Në Shqipëri ka vuajtur nga injoranca megjithatë s’ju vë faj njerëzve sepse aq dinin dhe aq bënin”, ka deklaruar Bleona.

Artikuj të ngjashëm