Bledi Mane në BBVK: “Ka xhelozi më të madhe mes vajzave dhe djemve”

By

Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë folur për banorët e shtëpisë më të madhe në vend dhe veprimet e tyre.

Bledi Mane ka thënë se ka zhvillime të ndryshme dhe intensive çdo ditë.

“Po më pëlqen nuk kemi të njëjtat personazhe që bëjnë gjurmë, duket që gjithkush kërkon të jetë i spikatur, duket që gjithkush dëshiron të bëhet pjesë e rëndësishme e shtëpisë”.

“Ka xhelozi më të madhe mes djemve se vajzave, ata po luftojnë fortë kush spikat, kush duhet të bie në sy të vajzave, kush dëshiron të bëhet lider i ditës. Pra, gjithkush ka filluar të bëhet ylli i shtëpisë dhe ky është një lajm i gëzuar”.

Ndërkaq, Anita Muçaj-Haradinaj ka deklaruar se aty brenda çdo ditë është më interesant.

“Ashtu siç e kemi parashikuar, do të jetë dinamik edhe nga opinionet që i kam i pëlqejnë banorët jashtëzakonisht, kemi ata që e kanë nisur me hov, kemi nga ata që akoma janë duke vëzhguar, është shumë i larmishëm nga dita në ditë do të bëhet edhe më shumë interesant”, ka thënë Muçaj-Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm