Bigg V vjen me një tjetër surprizë!

By

Hip hop këngëtari i ri nga Tetova, Valdrin Islami i njohur si Bigg V pas dy projekteve të suksesshme të cilat i lançoi gjatë verës që shkoj ‘’whats’up Tetovë dhe Theje shishen’’, për momentin është duke finalizuar një tjetër projekt të ri.

Bëhet fjalë për një këngë tepër ritmike që do të nxeh atmosferën në klubet shqiptare në këtë kohë të ftohtë. Bigg V për këtë këngë është duke punuar me Primo Drum Beat derisa për tekstin është kujdesur vet Bigg V.

Përveç këtij projekti ai është duke punuar edhe për një këngë të re me të cilën do të prezantohet në ‘’Shkodra Fest’’ por kjo këngë do të jetë duet me nje femër te njohur nga Shqiperia.

E pas festivalit hip hop këngëtari do të futet në studio për realizimin e disa materialeve të reja për xhirimet e fundvitit, ndërsa tregon se viti i ardhshëm do jetë me më shumë projekte e bashkëpunime pasiqë seriozisht i është futur tregut muzikor.

Artikuj të ngjashëm