Bieta Sulo shtatzënë prej kohësh, zbulohet gjinia e foshnjës!

By

Opinionistja e dikurshme e ‘Top Show Magazine’, Bieta Sulo, ka kohë që është shkëputur nga ekrani ku dikur shihej shumë shpesh për të vazhduar si redaktore e atij programi.

Por për gjithë këto lëvizje, Bieta, duket se ka një arsye mjaft të fortë.

Ajo tashmë sipas disa mediave nga Shqipëria është shtatzënë pas lidhjes së gjatë me prezantuesin Alban Dudushi, madje këto mediume kanë arritur të mësojnë edhe gjininë e foshnjës e cila pritet të jetë djalë.

Si për të vërtetuar edhe më tepër këto zëra ka menduar vetë Bieta e cila i ka rikthyer komentin njërën prej mikeshave të saj e cila e pyeti se “Ku është djali” duke i thënë se”Aty aty është” aludime këto që bëheshin për arsye se nga barku i saj nuk dallohej fare një gjë e tillë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm