Beyonce dhe Jay Z një hap larg të bërit histori në ‘Oscars 2022’

By

Çifti i famshëm Beyonce dhe Jay Z është një hap më afër për t’u nominuar për Oscar, pasi të dy u emëruan në listën e ngushtë për kategorinë “Best original song” në çmimet e ardhshme të 94-të të Academy Awards. Lista e 15 pretendentëve, e cila u shpall më 21 dhjetor, njohu këngën “Be Alive” të Beyoncé dhe “Guns Go Bang”, bashkëpunimi i Jay-Z me Kid Cudi.

Nëse Beyoncé dhe Jay-Z nominohen, do të jetë hera e parë në historinë e Oscars që një çift i martuar do të përballet me njëri-tjetrin në të njëjtën kategori, shkruan ‘Variety’ dhe ‘Billboard’.

Yjet e tjerë që u renditën në listën e ngushtë të këtij viti përfshijnë Billie Eilish dhe Finneas për “No Time to Die”, Lin- Manuel Miranda për “Dos Oruguitas” dhe Ariana Grande për “Just Look Up” – bashkëpunimi i saj me Kid Cudi.

Fituesja e vitit të kaluar HER gjithashtu hyri në listën e ngushtë, si dhe kompozitorja Diane Warren , e cila është nominuar 12 herë në kategorinë “Best original song” pa asnjë fitore të vetme.

Artikuj të ngjashëm