Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2024, Besa Kokëdhima duket të jetë më së gati për të pushtuar skenën e këtij festivali
Ajo ka ndarë një video nga prapaskenat e përgatitjeve dhe provave, derisa shihej puna kolosale që po zhvillohet nga artistja dhe grupi i saj i punës.
Besa do të garojë me këngën “Titan”, teksa festivali kësaj radhe organizohet në Malmo të Suedisë.
Gjysmëfinalja e parë e Eurovision-it mbahet të martën më 7 maj dhe e dyta, të enjten me 9 maj përpara finales së madhe të së shtunës së 11 majit.