“Bëj muzikë që nuk ka lidhje me atdheun” – Gold AG i kthen përgjigje komentuesit

By

Gold AG është nga reperët që  shumë prurje të tija muzikore i janë dedikuar atdheut, figurave historike dhe popullit shqiptar.

Tituj si “Sokoli”, “Shqiptar”, “Adem Jashari”, “Djali i ushtarit” e shumë të tjera, janë vetëm disa nga projektet të reperit që u pritën shumë mirë nga publiku.

Në postimin e tij të fundit në Instagram, reperi hyri për të paralajmëruar një projekt të ri që do të publikohet më 8 Mars, dedikuar Epopesë së UQK-së.

Ndër shumë komentues që duartrokiten tematikën e projektit të ardhshëm të reperit, njëri ndër ta komenton “A po bën muzikë që nuk ka lidhje me pavarësinë apo atdheun se u bëre bajat.”

Ishte ky komenti që nxiti reperin t’i kthejë një përgjigje të gjatë, dhe ju mund ta shihni në imazhin e mëposhtëm. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm