Behgjeti ia realizon një ëndërr Labit! (FOTO)

By

Labinot Tahiri plotëson kërkesat e shumë personave në nevojë me aktivizimin e tij në çështje humanitare.

Mirëpo, fatmirësisht edhe dëshirave të tij po i del Zot dikush tjetër.

Pak ditë pasi shprehu zhgënjimin se politikanët nuk ia mundësuan posedimin e pasaportës shqiptare, Labit një tjetër dëshirë ia ka realizuar Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Këngëtarit, ish zv. kryeministri ia ka mundësuar takimin me William Walker.

‘Jam krenarë që pata takimin miqësorë dhe njëherit falenderues ndaj këtij njeriu i cili shfaqi dhimbje pêr viktimat në Reçak dhe në gjithë Kosovën duke intervenuar në mbarë Botën për ti ndaluar masakrat serbe mbi popullatën civile shqiptare.

Falenderim tê veqantë edhe për mikun tim të vjetër Humanist në shpirtë Zt Begjet Pacollin për takimin me William Walker’ – ka shkruar Labi në imazhet e shpërndara. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm