Bebe Rexha së bashku me artisten e famshme do zbulojnë të nominuarit për Grammy

By

Alicia Keys dhe Bebe Rexha do të bashkohen në “CBS This Morning” me Gayle King të mërkurën për të zbuluar të nominuarit për kategoritë më të mira në Grammy Awards 2020.

Image result for bebe rexha alicia keys

Akademia do të fillojë shpalljen e të nominuarëve rreth orës 7:20 të mëngjesit, kur kryetarja/drejtoresha e përgjithshme e Akademisë së Regjistrimit Deborah Dugan dhe kryetari e bordit të Mirëbesimit Harvey Mason Jr. zbulojnë të nominuarit në kategori të zgjedhura në Studio 43 në Qendrën e Transmisionit CBS në qytetin e Neë York.

Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në GRAMMY.com dhe në të gjitha faqet e Akademisë në Facebook dhe Twitter.

Edicioni i 62-të i Grammy Awards do të mbahet më 26 janar të vitit 2020.

 

Artikuj të ngjashëm