Bebe Rexha qëndron e fortë: S’kam nevojë për një burrë!

By

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha po që është një grua e fortë. Rexha që dikur punonte në një dyqan ku shiteshin produkte bukurie, tani është një milionere nga muzika që bën.

Dhe këtë e ka potencuar përmes një deklarate në Instagram ku shkruan se nuk ka nevoje për një burrë që t’i ndihmojë t’i blejë gjërat e saj.

Duke publikuar një fotografi ku shfaqë të pasmet, Rexha shkruan se të gjitha i ka bërë vet: nga këpucët që mbathë e deri te shtëpia ku jeton.

“Këpucët në këmbët e mia, unë i kam blerë. Shtëpia në të cilën jetoj, unë e kam blerë. Sepse unë, varem nga vetja. Nuk kam nevoje për një burrë që të më blejë asgjë. I kam paratë e mia”, ka shkruar Rexha. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm