Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, krahas sukseseve të mëdha në muzikë, është bërë pjesë edhe e industrisë së filmit.
Disa muaj më parë ajo ka njoftuar se do të jetë pjesë e filmit të titulluar “Queenpins”.
Përmes një postimi në Instagram, Bebe ka ndarë trailerin e filmit, i cili do të ketë premierën në shtator të këtij viti.
View this post on Instagram
Bebe do të luajë krah aktorëve të njohur si, Vince Vaugn dhe Kristen Bell.
“Queenpins” është një film komik amerikan, shkruar dhe drejtuar nga Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly.