Bebe Rexha organizon darkën për gratë në muzikë, e ftuar Rita Ora por jo edhe Dua Lipa

By

Rita Ora dhe Bebe Rexha, e kanë mbushur instagramin e tyre me fotografi e video të përbashkëta, nga darka që Bebe Rexha ka organizuar mbrëmjen e kaluar në Londër në Casa Curz.

“Women in Harmony Dinner”, filloi të organizohet nga Bebe Rexha në fillim të këtij viti si mënyrë që gratë që bëjnë muzikë të takohen në një vend të cilin e kanë vetëm për vete.

rita ora bebe rexha host event in london 034153772

Bebe ka nisur ta organizojë këtë darkë pasi një studim zbuloi se gratë kompozojnë vetëm 16% të muzikës së artistëve në përgjithësi.

“U çudita nga ajo që pashë! Prandaj nuk më vjen interesant më që ne vajzat bëhemi kaq garuese me njëra tjetrën sepse kemi aq pak hapësirë në tavolinë. E më pas thashë” ne me të vërtetë duhet ta përkrahim njëra tjetrën”, kishte thënë më parë Bebe për revistën Billboard.

rita ora bebe rexha host event in london 034153772

E para darkë ishte organizuar në Los Angeles ndërsa tani kjo në Londër, ku e ftuar speciale ishte Rita Ora por mungonte një tjetër shqiptare shumë e famshme. Nga videot e publikuara, në mesin e vajzave nuk shihet Dua Lipa, që bëri famë me këngët kushtuar fuqizimit të gruas. /Prive.al

rita ora bebe rexha host event in london 034153772

 

Artikuj të ngjashëm