Rreth jetës së saj private dihet tejet pak për të mos thënë fare!
Nëse ka pasur ndonjë të dashur ose jo, nuk është bërë ndonjëherë publike dhe gjithçka ka mbetur e mbyllur hermetikisht sa i përket jetës personale të Bebe Rexhës.
Këngëtarja s’ka një të dashur krah vetes dhe kjo ka filluar ta shqetësojë nënën e saj, e cila madje ka gjetur edhe arsyen se pse vajzën e ka beqare.
Rexha ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, ku tregon se çfarë i ka dërguar nëna e saj!
“E zbulova se pse jam beqare! Siç duket, nganjëherë duhet të dalësh dhe duhet t’i lësh njerëzit të të shohin”, është mesazhi që i ka dërguar nëna e saj Bebe Rexhës, e të cilin më pas ajo e ka publikuar në Instagram. /Prive.al