Bashkëshortja e Sabri Fejzullahut kthehet pranë familjes

By

Gjatë ditës së  sotme 150 persona u kthyen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ata, sipas procedurave pritet t’i nënshtrohen karantinimit. Mirëpo ndryshe nga herët tjera, të kthyerit nuk do të qëndrojnë 14 ditë, por 7.

Ndër të riatdhesuarit ishte edhe bashkëshortja e Sabri Fejzullahut, Nera.

Dyshja ishin në një udhëtim në Amerikë dhe teksa Sabriu vendosi të kthehej për shkak të angazhimeve të tij, Nera vendosi të qëndrojë edhe disa javë tek vajza e çiftit që ndodhet në Amerikë.

Mirëpo pas shpërthimit të hovshëm të pandemisë dhe anulimeve të fluturimeve u bë e pamundur që Nera të kthehej në shtëpi.

I gëzuar për kthimin e Nerës në shtëpi, Sabri Fejzullahu publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku thotë se ata do vazhdojnë vetë izolimin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm