Emrat e tyre radhiten në mesin e njerëzve që shpesh e diktuan trendin në vendet shqipfolëse.
Bëhet fjallë sigurisht për grimeren Sellma Kasumoviç dhe dizajnerin Valdrin Sahiti, të cilët për vjet me radhë janë kujdesur për pamjen e moderatores së njohur Liberta Spahiut.
Dhe që nga viti 2004, 14 vjet nga tani ata kanë një bashkëpunim të pandashëm dhe shpesh herë janë veçuar nga të tjerët për nga puna.
Është Sahiti ai që ka hulumtuar në arkivat e fotografive të tij, për të sjellë për fansat e Libertës por edhe ndjekëset e veta imazhet e realizuara gati 15 vjet më parë.
Me kreacionet e atëhershme të Sahitit dhe me grimin e Sellmës, Spahiu dukej sikur e dalë nga kopertinat e ndonjërës nga revistat më prestigjioze në botë. /Prive.al