Bashkëpunimi i Bebe Rexha me Dolly Parton pranon një nominim të rëndësishëm

By

Suksesi i bashkwpunimit tw Bebe Rexhws me Dolly Parton tani wshtw vulosur edhe nominimin qw ka pranuar.

Ajo këtë herë është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë crossover e vitit” në People’s Choice Country Awards 2023.

Disa nga artistët më të nominuar përfshijnë ikona të suksesshme si Blake Shelton, Kelsea Ballerini, Luke Combs, Kane Brown, Carrie Underwood dhe Morgan Wallen. Dhe disa yje në zhanre të tjera të muzikës që bënë një depërtim në vend vitin e kaluar – duke përfshirë Pink, Ed Sheeran dhe Diplo– janë gjithashtu të gatshëm për çmime.

Organizuar nga Little Big Town, eventi do të japë gjithashtu disa çmime nderi. Siç ishte paralajmëruar më parë, Toby Keith do të marrë çmimin Country Music Icon Award, i prezantuar nga Shelton. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm