BASHKË PËR NJË KËNGË?! Kjo është e vërteta

By

Ka tash e disa ditë që në rrjete sociale po qarkullon një lajm se katër këngëtaret shqiptare me famë botërore do t’i bashkojnë forcat.

Lajmi se Rita, Dua, Bebe Rexha e Era Istrefi do sjellin një këngë së bashku ka marrë ‘dhenë’.

Megjithatë, as në këtë informacion nuk ka asgjë të vërtetë.

Prive.al nga një varg burimesh ka arritur të mësojë se në fakt bashkëpunimi mes katër vajzave as që është diskutuar e as që mendohet të realizohet ndonjëherë.

Shtëpitë e ndryshme diskografike ku bëjnë pjesë, rivaliteti dhe mënyra se si funksionon menaxhimi i karrierës për secilën prej tyre janë vetëm disa prej komponentëve që pamundësojnë një gjë të tillë duke dominuar mbi përkatësinë e përbashkët etnike.

Gjithë kjo mesele kishte nisur nga një ‘cicërimë’ e vjetër e Bebe Rexhës në Twitter që thjesht kishte shprehur admirimin për tre koleget e saj. Duan, Ritën, Erën e Bebën do t’i shohim teksa kapin majat ndaras, por jo bashkë. Të paktën, tani për tani. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm