Babai i saj e ka ditëlindjen, Liberta Spahiut ai ende i duket një “djalosh”

By

Babain e ka në moshë sigurisht, por moderatores Liberta Spahiu, i ati i duket ende një djalosh.

Spahiu e ka uruar babanë e saj për ditëlindje përmes një postimi në rrjete sociale, duke publikuar një fotografi të tijën shoqëruar me një përshkrim të thjeshtë pa shumë fjalë emocionuese vetëm: “Urime, edhe 100 Besi Boy”.

Sigurisht ky urim simpatik dhe të quajturit e babait “djalosh”, Spahiut i buron nga miqësia që ka me të atin, përtej raporteve baba e bijë, pasi që sic e ka treguar edhe ajo vet në intervistën “50 Pyetje” në Prive, ajo ende jeton me prindërit.

Përveç kësaj, moderatoren e Klan Kosova e shohim shpesh t’i kalojë vikendet nën shoqërinë e të ëmës dhe të atit, sidomos për kafenë e mëngjesit. /Prive.al

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

 

Artikuj të ngjashëm