Aurela jo vetëm këngëtare! (Foto)

By

Përpos vokalit të saj potent dhe të dashur nga publiku, Aurela Gaçe shquhet edhe për paraqitjet e saj.

Përpos në eksperimentim që bën me flokët e saj, edhe veshjet janë një tjetër pasion i këngëtares.

Gjatë fundjavës që lamë pas në koncerte Gaçe u shfaq me një fustan të kaltërt e për të cilin përmes instagramit ka rrëfyer një sekret.

“Krijim i imi. E gjitha, detajet punuar me dorë nga unë, këpucët gjithashtu i kam shndërruar. Fantazia ime.

Dikur hiqja fije të copave të ndryshme dhe zbukuroja xhaketat ose pulovra (15/16 vjeç, atëherë më mungonin copat, gurët, fijet, ishte e njëjta copë për të gjithë, por vija fantazinë në punë dhe e sillja në versionin tim”  – është shprehur këngëtarja në përshkrimin e fotografisë.

Ky krijim i Aurelës u pëlqye nga miqtë e ndjekësit e saj të cilët komplimentuan këngëtaren. Pse jo në të ardhme të shohim artisten edhe në një tjetër profesion në fushën e modës.

aurela

Artikuj të ngjashëm