Kur Aurela Gaçe del në skenë, ndeja bëhet fantastike. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë në asnjë koncert të sajin, duhet të shkoni për argëtim pa fund me këngëtaren që jep shumë energji për muzikën e saj.
Por, ndoshta kësaj here në koncertin e fundit që pati në Vlorë, dikush tjetër e mori vëmendjen e saj.
Dhe ajo është vajza e saj e parë Grace, e cila e ka shoqëruar të ëmën në skenë për një këngë të vjetër nga jugu.
Publiku shihet i entuziazmuar, por më e entuziazmuar pa dyshim duket të jetë Aurela e cila për herë të parë performoi në skenë me të bijën e saj. /Prive.al