Atdhe Xharavina që u i njohur për publikun si konkurrent në “Për’puthen” ka ndryshuar modelin e tij të flokëve.
Ish-konkurrenti vendosi të pres flokët e tij të gjata dhe për këtë ka një arsye shumë te veçantë. Si i biri i një nëne që ka luftuar me kancerin më parë, ai vendosi që të dhurojë flokët për paruke.
Ai tregoi gjerë e gjatë për vendimin e tij me anë të disa postimeve në Instagram.
“Më keni pyet shumë arsyen pse kam vendos me i heq flokët, e vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur m’u smur nëna ime gjëja më e shenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la me i heq atëherë.
Dmth që doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha me repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mija dhe i dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga ato.
Të njejtën gjë vendosi ta bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuru në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt.” /Prive.al