MC Qoppa për këdo që ka kujtesë rreth viteve 2010-2011 ishte një personazh shumë i komentuar.
Pjesëmarrja e tij në “VIP Shpija” e kënga “QoppSexy” e bënë tejet të komentuar atëbotë.
Por, krejt papritur, ai u zhduk në tërësi nga skena muzikore shqiptare pas disa viteve ku karriera dhe suksesi nuk ishin në drejtimin e pritur dhe të duhur.
Pas një shkëputjeje afro shtatë vjeçare, ai u rikthye me një projekt të ri – versionin e dytë të hitit të “QoppSexy”.
Kënga u prit mjaft mirë dhe kjo i ka shërbyer reperit. Në një intervistë për Prive.al ai mes tjerash u shpreh:
“E zgjodha këtë moment sepse po pretendoj me fillu viti mbarë, jo përse i përcjell artistët e tjerë a janë në gjumë apo janë zgjuar. Thjeshtë është psikologjike. Ky projekt ma ka bërë me dije që njerëzit jo që njerëzit jo që e kanë pritë këtë këngë por ata po i luten Zotit që une me e pasë shëndetin dhe mos me e ndalë dorën sepse unë besoj në aftësitë e mia, në karizmën time dhe çka është me rëndësi, audienca veç e ka aporvu atë që unë e kam mendu. Le ta shohim çka po ndodh në vijim”
Arsyet e shkëputjes totale për një periudhë të konsiderueshme kohore duket se lidhen me prapaskenat në estradë, e cila siç dihet s’është aspak terren i lehtë.
“MC Qoppa si person i kushton rëndësi shumë më shumë karakterit të njeriut sesa talentit, sepse dikush mund të ketë talent e me qenë mashtrues por unë nuk e mendoj që duhet me e përdorë për mbijetesë.
Unë e kam kuptuar në 2010-ën se artistat e estradës së asaj kohe e kanë shfrytëzuar naivitetin tim dhe respektin. Ata më kanë larguar prej lojës kolektivisht se di pse. Nuk po them që janë frikësu që do t’ua marr bukën por thjeshtë ata më kanë marrë si afër, më kanë shfrytëzu, më kanë lanë në mes rrugëve me 100 mijë halle të mia dhe i janë gëzu dështimit tim.” – deklaroi reperi.
Reperi prizrenas shtoi se tani e tutje do ta mbajë ritmin duke mos munguar përmes projekteve muzikore. Në shkurt vjen kënga që sipas tij do ta bëjë “tollovi estradën”.
“I duhem audiencës sepse asnjëherë s’kam krijuar këngë pa e pasur në thelb diku një realitet që po ndodhë. Jemi lodhë tu i bo marketing Kolumbisë e shteteve të Amerikës Latine, jemi lodhë tu dëgju se sa narkoman mund të jesh dhe sa persona mundesh me i gjujt. Ka kaluar koha e broçkulave, i ftoj rap-artistat me më përcjell në vazhdim sepse edhe atyre iu duhem për tranzicionin në rap muzikën. Kanë çka të mësojnë” – përfundoi ai.
Gjëra të mira po vijnë nga reperi, mbetet t’i presim një nga një. Për të gjithë nostalgjikët e kohës dhe muzikës së tij të dikurshme, kjo është ajo çfarë pritej prej kohësh. /Prive.al