Në orët e vona të mbrëmjes, banorët e Big Brother VIP Kosova, kanë gjetur rastin të bisedojnë rreth personaliteteve të tyre.
Kësisoj, Arta ka thënë se ndonëse Andi duket si personazh negativ, thellë në vetvete ai është njeri pozitiv.
“Përndryshe, duhet ta pranoj një fakt. Ti je njeri që dokesh negativ, por je shumë pozitiv. A mund të ndodhë? Ambalazhimi negativ, por përmbajtja pozitive. Interesant! Edhe unë më duket se jam ashtu ‘bajaticë’”, ka thënë Arta.
Ndërkohë, Andi e ka kundërshtuar Artën për pjesën kur e quajti veten “bajaticë”, duke i thënë se – “’Bajaticë’ nuk është fjala adekuate, jo në rastin tënd”.