U bë pjesë e labelit PINT në fund të 2019-ës por u zyrtarizua në fund të muajit Janar.
Art Abazi ka sjellur këngë herë pas here duke mos bërë kompromise me tregun, kurse nën petkun e PINT ai solli projektet si “Enigmë” dhe “Dora Jote”.
Sot, këngëtari me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, njoftoi ndjekësit e tij se tani e tutje aktivitetet dhe produksionet e tij muzikore nuk do të mbajnë më vulën e njërës nga shtëpitë më të njohura të muzikës, PINT.
Mirëpo, Abazi këtë përvojë relativisht të shkurtër me shtëpinë diskografike e quan si një përvojë të shkëlqyeshme, përvojë e cila i mësoi shumë këngëtarit.
Në fund të njoftimit të tij, Abazi thotë se po i përvishet punës për projekte të reja dhe këngëtari tashmë ka nisur punën për albumin e tij të parë.
Më poshtë postimi i plotë i këngëtarit në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al