Arsyet pse duhet të jetoni në Marigona Sun, destinacionin e ri të jetës perfekte

By

Lagjia luksoze Marigona Sun përmban 157 njësi banimi të ndara në 7 tipologji të veçanta, për ti plotësuar kërkesat e secilit banor duke tejkaluar limitet e imagjinatës në funksionalitet dhe estetikë.
 
Ato fillojnë nga 318m2 deri në 870m2 dhe ofrojnë formësim dhe përjetim spektakolar. Karakterizohen nga një frymë ultra-moderne dhe minimaliste duke e bërë lagjen thjeshtë të papërsëritshme.
 
Të gjitha shtëpitë do të ndërtohen si objekte skulpturore në harmoni me terrenin dhe natyrën, dhe do të kenë kulme të rrafshëta ku objektet bëhen një me mjedisin për të krijuar pamje të palimitura.
 
Shtëpitë janë projektuar për të ofruar një përvojë ekskluzive jetese me parametrat më bashkëkohorë dhe teknologjinë e fjalës së fundit, ku secila njësi banimi ka fokus ne funksionalitet dhe elegancë të pakontestueshme.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur video materialin e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm