Policia e Kosovës ka konfirmuar se Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra” është shoqëruar në stacionin policor ku po intervistohet. Ai dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari dhe plagosjen e një 27-vjeçari tjetër nga Shqipëria.
“Në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit. Po intervistohen rreth 5 persona, deri më tani nuk ka ndalim për ta. ka thënë nga togeri Shaqir Bytyqi.
Mediat raportojnë se për vrasjen e të riut nga Shqipëria, dorasi dyshohet të jetë Dibran Hoxha-Kobra
Dibran Hoxha i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Kobra’ po dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë që ndodhi mbrëmë në një lokal të Prizrenit, ku u vra një 31 vjeçar dhe një 27-vjeçar mbeti i plagosur. Këtë fakt kanë nisur që ta publikojnë mediat nga Shqipëria.
Burime të Nacionales tregojnë që Kobra është i dyshuari kryesor teksa policia ka thënë se janë duke intervistuar disa persona.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin. Sipas Policisë me datë 03.01.2023, rreth orës 04:10 është pranuar informata se në një lokal nate ne dalje të Prizrenit, ka të shtëna me armë zjarri.
“Me vone nga autoritet e Policisë së Shqipërisë jemi njoftuar se :”rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës”, ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia e Prizrenit.
“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.
Sipas Policisë, nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar dhe në momentin që këta shtetas po largoheshin me automjet dyshohet se shtetasi D.H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.
Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.
Policia pra po merret me rastin, deri me tani jane duke u intervistuar disa dëshmitar.
Tutje sipas Policisë shqiptare viktima është një 31-vjeçar me inicialet V. C., kurse i plagosur është R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi.
“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”
Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.
Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre./Nacionale