Noizy vazhdon të mbetet koka e lajmit në media pas arrestimit të tij të bujshëm mbi akuzat për lëndime trupore, në një ngjarje që pretendohet të ketë ndodhur në Pejë.
Sot, drejtësia në Shqipëri ka marrë vendimin e radhës, ku Noizyt dhe DJ Crax i caktohet masë arresti me burg.
Vendimin e plotë e gjeni më poshtë:
Vendimi i gjykatës:
1.Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
2. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshëm, të kryer në datë 07.08.2024, ora 07:30, për qëllime ekstradimi, të shtetasit R. R..
3. Të caktojë ndaj shtetasit R. R., masën shtrënguese “Arrest në burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.
4. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshëm, të kryer në datë 07.08.2024, ora 08.00, për qëllime ekstradimi, të shtetasit B. B..5. Të caktojë ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest në burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.
6. Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë, sipas përcaktimeve të nenit 495, pika 4 të Kodit të Procedurës Penale.
7. Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
9. Shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës si gjykata kompetente e vendbanimit të Shtetasit R. R..
U shpall në Tirane, sot në datë 08.08.2024.