Sezona e verës nënkupton një periudhë shumë të ngjeshur për artistët shqiptarë të cilët përgjatë Korrikut e Gushtit nuk kanë kohë as për veten.
Sidoqoftë, kjo në raste nuk po nënkupton që edhe familja të privohet nga pushimi dhe relaksi.
Formulën e duhur duket ta ketë gjetur Ariana, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu.
Ajo ka lënë gjithçka anash për disa ditë pushimesh vetëm me shoqet e saj.
Në këtë grup hyn prezantuesja Vlera Fetahu dhe bashkëshortja e reperit Lumi B, Miranda e cila gjithashtu po shijon bukuritë e Budvës me shoqet e saj.
Duket se dostat e estradës, relacionin e shkëlqyer të tyre e kanë transmetuar edhe tek bashkëshortet që tashmë kanë nisur t’i bëjnë bashkë edhe pushimet. /Prive.al/