Ariana ndërmerr veprimin befasues! (FOTO)

By

‘Zhdukja’ e befasishme e Arianës, bashkëshortes së Ermal Fejzullahut pak ditë më parë nga rrjeti social Instagram ku kishte grumbulluar shumë ndjekës nuk mbeti pa u komentuar.

Ariana edhe me distancimin krijoi lajme për ditë të tëra rresht përfshirë edhe lajmin kur u hodh në portale hipoteza e re.

U tha se një shtatzëni potenciale është shkaku i mbylljes së profilit në Instagram me format trupore që ndryshojnë nga java në javë.

Por një gjë të tillë e demantoi Ariana përmes profilit të saj në Snapchat duke hedhur kështu posht hipotezat e ngritura për të.

E për të shuar edhe më tepër zërat e këtyre thashethemeve bukuroshja vendosi të rikthehet edhe në rrjetin social Instagram në të cilin posedon një numër të madh ndjekësish.

Ajo zgjodhi këtë fotografi i një “mjet” rikthimi pas një pauze prej më tepër se 2 javësh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm