Ari Blue, këngë të re me bashkëpunëtor të ri!

By

Jemi të sigurtë se të gjithëve iu kujtohen këngët ‘So problem’ e ‘Liar’ të këngëtares Ari Blue e cila depërtoi në tregun muzikor shqiptar rreth dy vite më parë.

Nga ajo periudhë ka kaluar goxha kohë pa risi mirëpo Ari ka vendosur të rikthehet.

Ajo ka publikuar së fundmi këngën e saj të re të titulluar ‘Mos xhelozo’ e cila e sjellë edhe me bashkëpunëtorë të rinjë, konkretisht me A-Boom.

Ky projekt në orët e para nga publikimi ka marrë komente pozitive të dëgjuesve që kanë mirëpritur këtë rifreskim të Arit në karrierë.

Tashmë na mbetet të shpresojmë që pauza deri në këngën tjetër të mos jetë sa kjo e fundit sepse janë fansat ata që e duan Ari Blue më aktive  në skenën muzikore shqiptare. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm