Se Argjentina është adhuruese e madhe e natyrës dhe freskisë që falë ajo na ka dëshmuar shumë herë nëpërmjet fotografive të postuara në profilet e saj në rrjetet sociale. Argjentina është pothuajse gjatë gjithë kohës duke shijuar momentet vetëm me të dashurin. Para disa muajsh këngëtarja kishte vizituar Bangkok-un dhe bukuritë që të falë Tajlanda ku shihej shumë e lumtur në krahë e Dugit, por pushimet për Argjentinën nuk e kanë ndërmend të ndalen. Krijuesja e hitit “Si shiu” po shijon së fundmi bukuritë e bjeshkës së Rugovës bashkë me të dashurin dhe foshnjën që ka në bark./Prive.al/
ARGJENTINA I DHURON AJËR TË PASTËR BEBES!
Mar 05, 2015