Ardian Bujupi bëhet me shtëpi të re

By

Ardian Bujupi këngëtari dhe kompozitori me prejardhje shqiptare jeton dhe vepron në Gjermani. Bujupi fitoi famë kur ai përfundoi i treti në sezonin e tetë në talent show-in gjerman Deutschland sucht den Superstar në vitin 2011.

Si rrjedhojë ai nuk është i famshëm vetëm për publikun shqiptar por edhe për atë gjerman duke sjellur kështu hit pas hiti, si në shqip ashtu edhe në gjermanisht.

Pas një karriere të suksesshme artisti ka mundur t’i sigurojë vetes një stil jete dhe komoditet të shkëlqyeshëm. Ai sapo është bërë me shtëpi  të re dhe lajmin na e dha vetë Ardiani.

Ai hyri në Instagram duke postuar një fotografi ku shkruan “Shtëpia ime e parë”. Urimet nga fansat, kolegët dhe shoqëria ishin të shumta për blerjen e tij më të fundit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm