Anulohet finalja e madhe e ‘Dance With Me Albania’: Ja cilat janë shkaqet!

By

Sonte do të mirrte fund udhëtimi 12 javor i spektaklit të kërcimit në Televizionin Kombëtar Klan, ‘Dance With Me Albania’, edicioni i katërt.

Mirëpo, kjo gjë nuk ndodhi. Në kohë kur të gjithë po prisnin nisjen e programit të Alketës e Verës, vazhdonte programin investigues ‘Stop’ për tu pasur më vonë me ‘Opinion’.

Pikërisht, ‘Opinion’ duket të jetë arsyeja e mos mbajtjes së finales së ‘DWM’ e këtë gjë e ka sqaruar Alketa Vejsiu.

Përmes një postimi në Instagram, prezantuesja dhe producentja ka bërë të ditur se për shkak të ngjarjeve të aktualitetit të së hënës do të mbahet ‘Opinion’ dhe jo ‘Dance With Me’.

Finalja e madhe është zhvendosur të hënën tjetër, datë 25 dhjetor, ku mesa duket Alketa një javë më vonë do ti marr një orë më shumë program, përkatësisht ‘Dance With Me Albania’ do të jetë 3 orë program./Prive.al

Artikuj të ngjashëm