Ceremonia ‘Oscar’ e këtij viti mund të jetë në rrezik serioz.
Kjo për shkak të zjarrit në Los Angeles, anulimi i çmimit po mendohet për herë të parë pas 96 vitesh.
Komiteti zyrtar i Oscars monitoron çdo ditë zhvillimin e situatës në Los Angeles.
“Shqetësimi kryesor i bordit tani është të mos duket se po feston ndërkohë që shumë qytetarë të Los Angeles po përballen me humbjen. Edhe nëse zjarret shuhen javën e ardhshme, realiteti është se qyteti do të vazhdojë të vuajë dhe të përballet me këtë dhimbje për muaj të tërë”, tha një burim.
Deri tani janë shtyrë edhe nominimet për çmimet Oscar, të cilat duhej të mbaheshin më 17 janar.