Angelina Jolie ka shprehur ndjenjën e saj të vetmisë përpara betejës ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt.
Ajo ka thënë se, ndonëse është rrethuar nga fëmijët, shpesh e gjen veten vetëm dhe ndan këtë ndjenjë me personazhin që portretizon në filmin “Maria” – opera-singerin Maria Callas.
Ajo ka rrëfyer se është e vështirë të jetosh vetëm dhe se artistët shpesh ndihen të vetmuar
“Kam fëmijët, por ndonjëherë ndihem vetëm dhe e gjej veten duke u identifikuar me vetminë që ka Callas”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Angelina ka shënuar një fitore ligjore kundër Brad Pitt, pasi gjykata vendosi që ai të dorëzojë dokumente që mund të vërtetojnë abuzimin ndaj saj dhe fëmijëve.