Gresa dhe Andi nuk kanë pritur shumë pas përfundimit të Big Brother VIP që të bëjnë udhëtimin e parë së bashku.
Pasi morën rekomandime nga ndjekësit e tyre, ata kanë vendosur që të shijojnë bashkë për herë të parë një destinacion shumë interesant.
Çifti kanë zgjedhur Marokun, nga ku kanë postuar momente në rrjete sociale.
Andi me natyrën e tij gazmore duket të jetë “marokenizuar” shpejt, siç vërehet në një video të ndarë nga Gresa.
@gresahoti10 @Andi Artani ♬ original sound – Gresa Hoti
Kujtojmë se dyshja nisën aventurën televizive me datë 5 dhjetor. Ata me javët që kalonin krijuan një raport dashurie që afeksionoi publikun.
Andi u rendit i teti duke qëndruar 92 ditë në shtëpi, kurse Gresa preku gjysmëfinalen si e gjashta në lojë. /Prive.al