Alec Baldwin foli për herë të parë publikisht pas ngjarjes tragjike

By

Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë që kur vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në shesh xhirimi disa ditë më parë.

Duke folur me gazetarët, aktori tha se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.

Ai tha se policia e kishte urdhëruar që të mos fliste derisa hetimet të jenë duke vazhduar.

Prokurorët thonë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin.

Kineastja Hutchins, 42 vjeç, u qëllua në xhirimet e filmit ‘Rust’ në shtetin amerikan të New Mexicos, kur Baldwin qëlloi pa ditur se arma ishte e mbushur me plumb të vërtetë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos në shpatull.

“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin,” u tha Baldwin fotografëve që e kishin ndjekur atë dhe familjen e tij në shtetin e Vermontit.

“Ne ishim një ekip duke xhiruar një film së bashku dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”.

“Një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm