Para pak ditësh, është publikuar albumi i Azetit me vëllanë e tij Albin.
Reperi i njohur në Gjermani e Zvicër, përmes një postimi të gjatë në Instagram tha se ky album i dedikohet babait të tyre të ndjerë i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.
Azet thotë se kjo ishte dëshira e tij e madhe që të shoh vëllezërit duke kënduar bashkë, gjë që edhe e realizuan.
Më tej ai falënderon të gjithë fansat që e kanë mbështetur në muzikë pa të cilët s’do të ishte ky që është./Prive.al