Albëria me këngë të ndjeshme në ‘Kënga Magjike’

By

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj pas katër vitesh është kthyer në festivalin më të madh të muzikës moderne ‘Kënga Magjike’.

Këtë herë, Albëria ka zgjedhur një baladë të fuqishme të punuar nga Kledi Bahiti që përçon një mesazh të ndjeshëm social me tekst të Olti Currit.

“Me dorën shtrirë” mban emrin ky projekt që u duartrokit nga publiku në sallë me tu dëgjuar për të parën herë.

A do të jetë kjo edhe kënga fituese e këtij viti, akoma nuk dihet pasi ka shumë këngë për tu prezantuar mirëpo duket që do të jetë pretendente për një nga trofet kryesorë./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm