Këtë vit të “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj u prezantua me këngën “Theje”.
Ai ishte në garë të ngushtë me Ronela Hajatin për vendin e parë, por kjo e fundit triumfoi me këngën “Sekreti” që do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision 2022.
Mirëpo, është e paktë të thuhet se kënga “Theje” gëzon një dashuri të madhe nga publiku dhe këngëtari ka miliona klikimet për të dëshmuar këtë.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ndau lajmin e bukur me ndjekësit e tij se kënga ka arritur mbi 10 milionë klikime. /Prive.al