Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, nikoqirë të transmetimit të ndarjes së çmimeve Oscar

By

Ngjarja më e madhe kinematografike në botë, ndarja e çmimeve Oscar, si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në T HD të platformës Digitalb.

Gjithçka që ndodh në ceremoni do të përcillet në kohë reale nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

Në emisionin që nis sonte nga ora 23:30, të ftuar për të komentuar rrjedhën e maratonës do jenë edhe njohës të fushës.

Kur falë nominimit të ‘Shok’ në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër kemi arsye më shumë se çdo herë tjetër për të ndjekur Oscar, disa orë pa gjumë sonte definitivisht do t’ia vlejnë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm