Aktorja e njohur e frikësuar nga COVID-19: Jam me astmë, burri me diabet

By

Priyanka Chopra Jonas është “e shqetësuar” për pandeminë COVID-19.

Ajo ka pranuar se është shqetësuar për krizën globale në vazhdim, sepse ajo është me astmë dhe burri i saj Nick Jonas, ka diabet të tipit 1, që do të thotë se të dy janë në rrezik për të shfaqur simptoma më të rënda në rast se infektohen.

Ajo tha: “Dua të them, e gjitha është kaq shqetësuese. Burri im është me diabet tip 1, unë jam me astmë. E dini, unë kam nënën time që po jeton me mua tani, kështu që, ndjehem sikur jam edhe në punë, përgjegjëse për një grup prej qindra njerëzve. Kështu që unë e marr shumë, shumë seriozisht, dhe sidomos duke parë se çfarë dëmi ka bërë në të gjithë botën, jo vetëm me shëndetin e njerëzve dhe me sasinë e vdekjeve që kemi parë, por edhe me vendet e punës, me stabilitetin”.

“E dini, kjo ka ndryshuar shumë gjëra për shumë njerëz dhe ka sjellë në pah pabarazinë midis pasurive, dhe është një kohë shumë emocionuese. Pra është shumë e frikshme ”.

Priyanka ka qenë duke kaluar kohë në Londër ndërsa po xhironte serialin e saj më të fundit televiziv ‘Citadel’ dhe tha se ka qenë xhirim “i çmendur” gjatë bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Artikuj të ngjashëm