Aktorja e dikurshme e ‘O sa mirë’ e ‘ç’monton’ Photoshop-in?! (FOTO)

By

Ka tash e një sezonë që është ‘përshëndetur’ me serialin ‘O sa mirë’ mirëpo aktorja Linda Jarani vazhdon të mbahet mend me rolin e Shkodranes.

Ajo ka tashmë një numër të konsiderueshëm të ndjekësve në rrjete sociale për të cilët servon një varg fotosh nga jeta e saj private por edhe profesionale.

Por, Linda së fundmi po bën që të kthehen sytë drejt saj me ekspozimin e shpeshtë të trupit nga pushimet.

Me linja që shpesh ngjajnë me dicka larg realitetit nuk kanë munguar komentet për ndërhyrje me Photoshop apo programe të tjera mirëpo një dyshim i tillë përforcohet më së shumti në fotografinë e fundit.

Jarani ka një formë të shtrembërt të këmbëve gjë që ka bërë të ‘vërshojnë’ një varg komentesh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm