Aktori shqiptar në filmin e dyshes së famshme të regjisorëve

By

Aktori shqiptar, Alban Ukaj i njohur për rolet e tij në filmat “Heshtja e Lornës” dhe “J.A.C.E. (Just Another Confused Elephant)”, po punon në projektin e tij të ri kinëmatografik.

Prive ka mësuar se aktori po qëndron në Belgjikë ku edhe po mëson gjuhën frënge për rolin e tij të ri.

Ai do të bashkëpunojë me dyshen e famshme të regjisorëve, Jean-Pierre Dardenne dhe Luc Dardenne, që në industri njihen si vëllezërit Dardenne. /prive.al

Artikuj të ngjashëm